Bilanc tragjik nga aksidentet ne vend - (4 Korrik 2000)
  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Dita e hënë është mbyllur me një bilanc të rëndë vdekjesh për shkak të aksidenteve. Një ngjarje tragjike ka ndodhur në veri të Shqipërisë, ku si pasojë kanë vdekur tre vetë dhe shumë të tjerë janë plagosur. Një grua 44-vjeçare Mira Malaj, bashkë me të bijën Luljetën 12-vjeç nga Shkodra si dhe Fatmir Arra 20-vjeç mbetën të vdekur, ndërsa makina tip IFA, me të cilën udhëtonin ka dalë nga rruga në aksin rrugor Shkodër-Dukagjin.

Mjeti drejtohej nga shoferi Sokol Dronica, i cili jo vetëm ka mundur të shpëtoj, ndërsa makina ka rënë në humnerë, por është zhdukur dhe tani kërkohet nga policia. Të gjithë të plagosurit janë shtruar urgjent në spitalin e qytetit të Shkodrës dhe pas ndihmës së dhënë janë jashtë rrezikut për jetën.

Po dje një 48-vjeçar Astrit Ago, mbeti i vdekur nga përplasja e një automjeti furgon me autobuzin e linjës Korçë-Selanik, në rrugën nacionale Korçë-Bilisht. Ago banues në fshatin Pila, ishte duke udhëtuar me furgonin tip Ford, shoferi i të cilit Nexhmi Dushi 46-vjeç u plagos rëndë. Policia ka ndaluar shoferet e autobuzit, që udhëtonin nga Athina në Shqipëri.

Një tjetër lajm i hidhur vjen këtë herë nga jugu. Një 36-vjeçar nga Gjirokastra ka mbetur i vdekur në vend, si pasojë e gjuetisë së paligjshme me tritol. Dhimitër Puci vdiq, ndërsa nipi i tij Fotjon Puci 16-vjeç dhe Odise Duli 32-vjeç u plagosën rëndë gjatë shpërthimit të eksplozivit në lumin Drino, ku po gjuanin peshk./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended