Varrimi i gardistit nga Memaliaj - (28 Korrik 2000)
  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Këto janë pamjet e sotme nga ceremonia e varrimit të gardistit nga Memaliaj, plagosur tre ditë më parë në repartin e Gardës së Republikës. 19 vjeçari Tefik Diventari, pasi qëllohet aksidentalisht me plumb në kokë, nga nënoficeri Marjev Gazhdani është shtruar në Spitalin Ushtarak.

Të gjitha përpjekjet e mjekëve dhe gjaku i dhuruar nga ushtarë të gardës, kanë qenë të pamundura për ta mbajtur Tefikun sërish në jetë. Ndërkohë autori Gazhdani është arrestuar. Mijra qytetarë të Memaliaj, të afërm, shokë shkolle dhe të repartit ku ai kryente shërbimin i kanë dhënë sot lamtumirën e fundit.

Çaste të dhimbshme për këtë vdekje të parakohshme. Për të nderuar viktimën kishin ardhur kuadro dhe ushtarë të Gardës. Trupi i gardistit është përcjellë mes breshërive të armëve dhe lotëve të familjarëve të tij./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended