Shqiptaret e arratisur nga burgu i Greqise - (13 Korrik 2000)
  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Dy të rinj shqiptarë, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, u plagosën me armë zjarri dhe katër shokë të tyre u plagosën gjithashtu, gjatë përleshjeve kur rojat e burgut në Peleponez të Greqisë, u përpoqën t?i ndalonin që të arratiseshin nga burgu dje në mbrëmje.

Sipas burimeve greke, rojet hapën zjarr paralajmërues dhe dy shqiptarë mbetën të plagosur dhe u dërguan në spitalin e qytetit Argos. Prej andej ata do të dërgohen në burgun e Koridallosit. Katër shqiptarë të tjerë të plagosur gjatë orvatjes së tyre për të shpëtuar u dërguan në spital për t?i dhënë ndihmën e parë dhe ata do të rikthehen në burg.

Pak kohë më parë një tjetër shqiptar Fatmir Kallashi, i dënuar me burgim të përjetshëm, kishte mundur të arratisej nga burgu i sigurisë së lartë të Korfuzit./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended