INSTAT, ulet papunesia ne vend - (4 Korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

INSTAT ka vërejtur se nga Prilli në Maj papunësia është ulur 16%. Instituti i Statistikave nuk po i boton ende këto shifra, pasi ato nuk korrespondojnë me hapjen e vendeve të reja të punës. Sipas këtyre të dhënave, duhet të kenë filluar punë dhjetë mijë njerëz, ndërkohë që në të vërtetë është hapur vetëm 16% e tyre.

Në Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale, njoftohet se këto shifra kanë dalë kështu, pasi janë verifikuar në zyrat e punës, numri i atyre që nuk marrin ndihmë sociale prej një viti. Zëdhënësi Naim Zoto shpjegon:

Naim Zoto:- ?Shkaku kryesor i kësaj ulje të papunësisë, në nivelin 16%, lidhet në radhë të parë me efektet e programit të nxitjes së punësimit. Po këto muaj është futur në veprim një marrëveshje punësimi të shqiptarëve në Itali dhe kjo ka patur efektet e veta. Veprimin e Inspektoriatit Shtetëror të Punës dhe Institutin e Sigurimeve Shoqërore të cilat kanë bërë të mundur evidentimin, ose uljen e punës së zezë. Sipas kritereve të ILO-s, ku Shqipëria është anëtare e Organizatës Ndërkombëtare të Punës, i papunë konsiderohet vetëm ai, i cili regjistrohet si i tillë në zyrat e punës?.

Pra në të vërtetë nuk ka ndodhur ndonjë ?bum ekonomik? dhe as ka nisur punën ndonjë kantier gjigand, thjesht janë verifikuar emrat e ndihmës ekonomike dhe ata që nuk e marrin, janë quajtur si të punësuar./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended