Wake Up/ Ligji për përdorimin e monedhave virtuale. Përfitimet dhe rreziqet nga kriptomonedha

  • 4 years ago
Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 88 vota pro, 16 kundër dhe 3 abstenim, projektligjin ?Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë?, i cili legjitimon kriptomonedhat, apo siç quhen monedhat virtuale. Shqipëria bëhet në këtë mënyrë një nga të paktat vende të Evropës që legalizon dhe rregullon kuadrin ligjor për monedhat virtuale. Deri tani, në Evropë vetëm dy shtete Malta dhe Franca kanë marrë hapa për të zbatuar një legjislacion të caktuar për aktivet virtuale, të cilat nuk mbulohen nga kuadri ekzistues i Bashkimit Evropian.
Një monedhë virtuale është një formë e parregulluar e parasë digjitale e cila nuk përdoret ose
garantohet nga një bankë qendrore dhe e cila mund të veprojë si mjet pagese.
Por cilat janë përfitimet, por edhe rreziqet nga monedha virtuale? Pse po bëhet tani? Aq më shumë në një vend si Shqipëria, ku jemi ende larg përdorimit teknologjik të parasë sa ç?është në vendet e zhvilluara. Me kryesori nga rreziqet është pastrimi i parave. Ekonomisti Pano Soko, diskutoi për përfitimet dhe rreziqet nga kriptomonedha dhe dha alarmin se ato mund të vihen në funksion të pastrimit të parave.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended