Wake Up/ Baret dhe restorantet kërkojnë lehtësira fiskale nga pushteti vendor dhe ai qëndror

  • 4 years ago
Në raport me popullsinë, Shqipëria numëron 518 bare për çdo 100 mijë banorë, duke kapur rekord jo vetëm në Evropë, por edhe në botë. Kësisoj ky sektor konsiderohet mjaft i rëndësishëm për ekonominë e vendit. Shoqata e Restoranteve, Bareve dhe Klubeve të Natës shprehet se se baret e restorantet rihapen sot vetëm thjesht sa për t?u hapur, jo për fitim. Enri Jahaj kreu i shoqatës shprehet se 50 përqind e kësaj industrie do të mbyllen nëse nuk ndihmohen deri në fund të vitit nga pushteti vendor dhe ai qendror. "Ne i kemi kërkuar pushtetit vendor, d.m.th. bashkive heqjen e taksës së hapësirës publike deri në normalizimin e situatës, sepse nuk bën sens që ne të taksohemi për hapësirat publike të zëna ndërkohë që do të punojmë me 1/3 e kapacitetit. Shtyrja e taksave të këtij viti deri në fund të vitit dhe një rishikim për vitin që vjen pasi për të gjithë ky është një vit ristartimi. Për pushtetin qendror kemi disa kërkesa të tjera; TVSH në masën 6%, shtyrjen e të gjitha taksave dhe tatimeve të fitimit deri në fund të vitit dhe një rishikim të gjithë setapp-eve. Gjithashtu dhe mundësine granteve dhe mbështetje financiare për ato bare dhe restorante që kanë qenë të mbyllura këto dy muaj. Momentalisht 30% e bareve dhe restoranteve nuk hapen dot sot sepse nuk kanë mjedise të jashtme. Kjo është maja e ajsbergut pastaj kriza do të thellohet edhe më tej"- tha ai

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended