Ora News - Baret dhe restorantet hapin ambientet e brendshme, pronarët skeptikë

  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews

1 tetori shënoi hapjen e lokaleve dhe restoranteve me ambiente të brendshme, duke kërkuar prej tyre të zbatojnë të gjitha masat anti-Covid. Pronarët dhe menaxherët e tyre shprehen se ky vendim është i drejtë por disi i vonuar.

Prej datës 1 tetor të gjitha lokalet, restorantet, baret dhe pishinat në ambientet e mbyllura do të rinisin aktivitetin. Sigurisht duket respektuar të gjitha rregullat anti-Covid.

Dy nga rregullat anti-Covid që do të duhet të zbatojnë të gjitha këto biznese kanë të bëjnë me përdorimin e maskave nga stafi si dhe ruajtja e distancës mes tavolinave.

Me uljen e temperaturave, klientët e kanë më të vështirë për të qëndruar në ambiente të jashtme, ndaj drejtuesit e këtyre bizneseve shprehen se e kanë pritur mirë këtë vendim, megjithëse pak i vonuar.

?E kishim pritur më herët por shumë mirë?.

Vendosja e distancës 1.5 deri në dy metër mes tavolinave bënë që të ketë një numër më të vogël tavolinash dhe për pasojë edhe më pak klientë.

?Zbatimi i tyre është domosdoshmëri, do të jetë pak e vështirë por deri tani e kemi përballuar shumë mirë. Do të ketë ndikim sepse do të ketë më pak lëvizje?.

Por ndërkohë, vijon të mbetet në fuqi vendimi për moslejimin e aktivitetit për klubet e natës dhe biznese të tjera të këtij lloji.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/baret-dhe-restorantet-hapin-ambientet-e-brendshme-pronaret-skeptike/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended