Protokolli për baret, restorantet e pishinat, lejohen nga 1 tetori.Klubet e natës dhe diskot mbyllur

  • 3 years ago
Baret, restorantet dhe pishinat me ambient të mbyllur, do të hapen nga data 1 tetor, që pas mbylljes me nisjen e pandemisë së Covid-19.


Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se është miratuar edhe protokolli i posaçëm i sigurisë.

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar Protokollet e posaçme të sigurisë për rihapjen nga data 1 Tetor, të restoranteve dhe bareve në ambiente të mbyllura si dhe të pishinave në ambiente të mbyllura, ku distancimi fizik, higjiena dhe mbajtja e maskës nga stafet që shërbejnë është e detyrueshme në çdo subjekt?.

Por krahas hapjes, nga 1 tetori këto biznese do të monitorohen për zbatimin e masave dhe kushteve të higjienës.

?Task-Forca e inspektimit të protokolleve anticovid, policia e shtetit dhe policia bashkiake do të inspektojnë zbatimin e protokolleve duke ndërmarrë masat sipas legjislacionit në fuqi, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. Por nëse duam që aktivitetet ekonomike të mos pengohen dhe ekonomia të ecë përpara, duhet të marrim përgjegjësinë që na takon, duke nisur nga institucionet, biznesi dhe çdo qytetar?.

Megjithatë, klubet e natës, lounge-baret, diskot apo aktivitete të ngjashme do të vijojnë të qëndrojnë të mbyllura.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Protokolli#Baret#TopChannel

Recommended