Wake Up/ 17- vjeçarja nga Vlora njeh dhe kërcen të gjitha vallet popullore të veriut dhe jugut
  • 4 years ago
Sabrina Abazaj, edhe pse vetëm 17 vjeçe ka rreth 12 vite që merret me kërcimet popullore të gjitha krahinave. Ajo jeton në Vlorë dhe ka filluar që të angazhohet me vallet popullore që në moshën 5 vjeçare. Si një labe që është ajo i kërcen më së miri të gjitha vallet e jugut por edhe ato të veriut apo të Shqipërisë së mesme. Nuk ndodh shpesh që të shikosh një vajzë të re që kërcen valle popullore, pasi bashkëmoshatarët e saj pëlqejnë kryesisht muzikën dhe kërcimet moderne, apo rrymat komerciale në përgjithësi. Ajo ka marrë edhe certifikata apo kupa të ndryshme, si edhe është cilësuar si valltarja më e mirë e grupit dhe e qytetit të Durrësit, ku ka interpretuar më parë. Në moshën 11 vjeçare ka marrë medalje dhe certifikatë edhe në Turqi. Ajo dëshiron që të nxisë brezin e saj por edhe më të vegjlit të trashëgojnë brez pas brezi vallet tona popullore. Sabrina synon që të hapë një grup të sajin ku të mësojë më të vegjlit. Ndërkohë vijon shkollën e mesme dhe synon që në vazhdim të studiojë për mjekësi.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel
Recommended