Tentoi të digjte fëmijët dhe veten, ndalohet në kohë 40-vjeçari nga Vlora

  • 5 years ago
VLORË- Një 40 vjecar ka tentuar të djegë dy fëmijët e tij duke i spërkatur me benzinë. Fatmirësisht policia ka arritur që të ndërhyjë duke i shpëtuar në kohë dy të miturit.

Zigur Lleshi është nisur nga shtëpia me fëmijët e mitur 3 dhe 4 vjeç duke njoftuar të vëllanë se do vriste fëmijët dhe veten. Vëllai i tmerruar ka njoftuar menjëherë policinë për të ndërhyrë.

40-vjeçari ka shkuar poshtë shtëpisë së vjehrrit ku gjendej dhe bashkëshortja e tij, e cila ishte larguar nga banesa një ditë më parë.

Recommended