Wake Up/ "Një kafe me Benin dhe Jolin" me plot batuta dhe humor nga Tirana në Michigan
  • 4 years ago
Koreografia Joli Agolli Paparisto dhe aktori Arben Dervishi, të cilët jetojnë në Michigan ishin sot përmes skype në "Wake Up" për të folur për emisionin e tyre "Një kafe me Benin dhe Jolin". Ky është një emision që shfaqet online çdo të dielë dhe trajton me humor tema të ndryshme që lidhen me diasporën shqiptare. Duhet se deri tani emisioni ka pasur shumë ndikim dhe të dy moderatorëve u vijnë çdo ditë mesazhe të shumta me humor nga shqiptarët kudo nëpër botë. "Ideja për këtë emisioni ishte e Jolit duke qenë se ajo e njeh më mirë komunitetin shqiptar"-tregoi Beni. Ndërsa Joli nga ana tjetër thotë se Benin e ka shef në emision dhe mëson shumë nga ai përsa i përket aktrimit në role të ndryshme. Ata na treguan se shqiptarët kudo që ndodhen iu shkruajnë komente nga më të ndryshmet me batuta dhe plot humor. "Mir Sybardhi na shkruan; O çun tirone, po ça doje me atë korçar...", apo "o Julo, o kinge, o balerinë tirone, po s'na bëre një balet me rroba banjo"-veçoi mes qindra komenteve Joli. Ndër të tjera Joli tha se, Beni është shumë kërkues në aspektin profesional dhe për këtë gjë i ka dalë nami se bërtet shumë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel
Recommended