Wake Up/Pacientët me COVID,frikë nga spitalet. Mjeku i familjes trajton në shtëpi dhe raste të rënda

  • 3 years ago
Gjithnjë e më shumë ashtu si e gjithë bota edhe shqiptarët prej muajsh po bashkëjetojnë me virusin Covid19. Por ajo që po vihet re kohët e fundit është se gjithnjë e më shumë, pacientët që po infektohen edhe pse me simptoma të rënda preferojnë të mjekohen në kushtet e shtëpisë, duke u ndjekur nga mjekët e familjes. Spitalet, ai i Sëmundjeve Infektive në QSUT dhe "Shefqet Ndroqi" po shmangen gjithnjë e më shumë. Kjo është e konfirmuar nga vetë profesionistët e shëndetit parësor kryesisht në Tiranë, të cilët po trajtojnë muajt e fundit qindra pacientë në kushtet e shtëpisë. Numri i lartë i humbjeve të jetëve, mungesa e komunikimit me familjarët dhe frika që ngjall kjo sëmundje janë disa nga arsyet që po i detyrojnë pacientët shqiptarë të zgjedhin mjekët e familjes ndërkohë që këta të fundit duhet të monitorojnë edhe pacientët që vuajnë nga sëmundje të tjera. Po sa të gatshëm janë mjekët e familjes për të përballuar edhe një fluks më të madh të pacientëve të infektuar kur jemi shumë afër sezonit të vjeshtës dhe dimrit dhe virozat janë edhe më të shpeshta? Anila Shahini, mjeke kardiologe e Qendrës Shëndetësore nr 1 në Tiranë tha se, ky është momenti që pacientët kanë kthyer sytë nga mjeku i familjes.
"Nëse i referohemi të dhënave statistikore pjesa më e madhe e pacientëve të prekur nga COVID-19 janë në gjendje të trajtohen në shtëpi dhe jo në kushte spitalore. Arsyeja pse pacentët kanë një lloj frike për t'iu drejtuar spitaleve është jo aq për kushtet që spitalet ofrojnë por për shkak të situatës në vend që ka ndikuar në psikologjinë e tyre"- tha mjekja Anila Shahini e cila shtoi se dhe në rastet kur pacientët kanë simptoma klinike mjekët nuk i detyrojmë dot të sëmurët që kanë nevojë për hospitalizim që të shtrohen në spital, pavarësisht gjendjes së tij. "Ne i këshillojmë dhe u themi nevojën që ata kanë për hospitalizim por nuk i detyrojmë dot". Shahini pohoi se kjo periudhë është një mbingarkesë shumë e madhe për mjekët e familjes. "Telefoni i mjekut të familjes nuk pushon nga mëngjesi deir në darkë. Ne jemi 24 orë non-stop me pacientët. Telefonohen pacientët më shumë se një herë në ditë, telefonohet mjeku pa orar. Ndjekja është kryesisht telefonike por ndryshe nga fillimi i pandemisë ku frika për ta ndjekur pacientin e sëmurë edhe në kushte shtëpie ka qenë shumë më e madhe në fillim por ajo që ndodh sot është se në mënyrë absolute ky shërbim nuk mohohet nëse është i nevojshëm që pacienti të trajtohet në kushtet e shtëpisë."- tha Shahini


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended