Arrestohet autori i 8 grabitjeve, vodhi 17 varëse floriri - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Vetem nje dite pasi realizoi grabitjen e fundit , ate te argjendarise ne Elbasan policia mundi te arrestoje hajdutin serial. Astrit Thaçi, 27 vjeç nga Durrësi u arrestua në Kombinat, në një lokal pasi kishte rrembyer nje shume te madhe oparash dhe bizhuterish ne argjendarine.Gjatë arrestimit të tij, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: një armë zjarri tip pistoletë,17 varëse floriri, dy ora dore floriri, 20 byzylykë floriri dhe 51.700 lekë.27 vjeçari, sipas policisë, është autor edhe i shtatë grabitjeve të tjera, nga të cilat 3 në durrës dhe katër në Elbasan.Më datë 10 shkurt, Thaçi hyri në banesën e Ramazan Terziut për të vjedhur por gjatë tentativës plagosi këtë të fundit në këmbë e më pas u largua. Po ashtu nën kërcënimin e armës, ai ka arritur të grabisë një bankë të nivelit të dytë në qytetin bregdetar duke marrë rreth 100.000 leke si dhe një supermarket.Astrit Thaçi është një emër mjaft i njohur per policine.Ai ka qene i dënuar edhe ne Itali me 7 vjet burg per grabnitje.
Recommended