Masakron fqinjin me kosë, arrestohet autori - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje konflikt banal është bere shkak i një vrasjeje, këtë radhe në fshatin Jubë të Sukthit ne Durrës.Një 52-vjeçar ka mbetur viktime, pasi është goditur me mjete të forta në nga fqinji i tij. Krimi ndodhi ne mëngjes, rreth orës 09:40 kur Ludovik Lala, 52 vjeç u sulmua nga Asti Mica 57 vjeç. Ky i fundit goditi fqinjin me një kosë disa here, në pjesën e sipërme të këmbës. Lala u dërgua në spitalin e Durrësit, ku ndërroi jetë për shkak te hemorragjisë se larte.Burimet e policisë konfirmojnë se dy fqinjët konfliktoheshin prej kohësh. Situata është agravuar mëngjesin e kësaj te enjteje, kur autori i kishte kërkuar Ludovik Lales te largonte zetorin nga toka e tij.Plaga ka qenë e rëndë, dhe pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai nuk ka mundur dot të mbijetojë. Ndërkohë Asti Mica është arrestuar menjëherë pas krimit.

Recommended