Supergrabitja e Rinasit, arrestohet punonjësi i aeroportit - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Vihet në pranga një tjetër i dyshuar si bashkëpuntor në grabitjen e armatosur te miliona eurove në Rinas në datën 9 prill.Pas hetimeve të kryera në më shumë se 2 muaj si dhe provave të siguruara është bërë i mundur zbulimi, dokumentimi dhe ndalimi një tjetri autor të dyshuar të kësaj ngjarje kriminale.Neë pranga ra Hasan Kanaci 48 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.Ai rezulton të jetë punonjës i ngarkim-shkarkimit të mallrave në Aeroportin e Rinasit, përgjegjësi kjo e kompanisë TIA. Policia ka sekuestruar në cilesinë e provës materiale një sasi e konsiderueshme vlerë monetare në valutë (euro, paund, dollarë) dhe në lekë.Hasan Kanaci besohet se ka ndihmuar me informacion dhe veprime te tjera autoret e grabitjes se armatosur qe la pas edhe nje viktime, koken e grupit grabites Admir Murataj.Grupi dhe anëtarët e tij që realizuan grabitjen është zbuluar, disa janë arrestuar ndërsa të tjerë janë në kërkim.
Recommended