Arrestohet ish komandanti i UÇK - News, Lajme - Vizion Plus
  • 3 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Salih Mustafa, ish- shef i inteligjencës së Forcws sw Sigurisw sw Kosovws së dhe ish-epror i UÇK-së në zonën Operative të Llapit, është i arrestuari i parë i Prokurorisë Speciale. Zyra e Prokurorit me seli në Hagë, njoftoi se prangosja e Mustafës u bë këtë të enjte nw shtëpinë e tij në Kosovë në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, pas konfirmimit të aktakuzës.?Mustafa po transferohet në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë dhe do të dalë para gjykatësit të procedurës paraprake pa vonesë?, thuhet në deklaratën për shtyp. Vitin e kaluar ai u paraqit të dëshmonte në Hagë, në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte.Salih Mustafa njihet si një prej themeluesit të UÇK-së në zonën e Llapit. Ai ka qene arrestuar edhe nga regjimi i Sllobodan Millosheviç nwn akuzwn e organizimin e një kryengritjeje së armatosur.Pas luftës, Mustafa mori detyrwn e shefit tw departamentit informativ të Trupave Mbrojtëse të Kosovës, pastaj edhe si këshilltar i shërbimeve sekrete pranë ish kryeministrit Agim Çeku. Kohët e fundit ai ka shërbyer si Zyrtar i Lartë në Drejtorinë e Inteligjencës dhe Sigurisë në Ministrinë e Mbrotjes. Deri më tani, Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim qindra ish-pjesëtarë të UÇK-së, qoftë si dëshmitarë apo si të dyshuar, përfshirë edhe presindentin Hashim Thaçi, i cili akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, megjithëse ko akuzë ende nuk është konfirmuar nga Gjykata Speciale. I ftuar nga dhomat e Specializuara ka qenë edhe ish kryetari i Parlamentit Kadri Veseli e Ish kryeministri Ramush Haradinaj e dhjetra ish luftëtarë.
Recommended