Arrestohet ish kryebashkiaku i Vorës, fshihej prej 8 muajsh - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia e Tiranës ka arrestuar pas disa muajsh në kërkim ish-kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmakun.Kajmaku është arrestuar në ambjentet e spitalit privat Kontinental në Tiranë.
Prokuroria firmosi urdhër-arrestin për Kajmakun më 11 nëntor të 2019, ndërkohë që ai u arratis duke i shpëtuar drejtësisë.Kajmaku u denoncua fillimisht nga PD pasi kishte fshehur dënimin në Greqi për falsifikim parash.
Agim Kajmaku në vitin 2003 ishte në kërkim për falsifikim të kartëmonedhave dhe nuk u kap pasi kishte ikur në Shqipëri.
Por në formularin e dekriminalizimin Kajmaku e fshehu këtë rast, duke cuar në shkarkimin e tij nga detyra e kryebashkiakut pak muaj pasi e kishte marrë këtë post.
Kajmaku u shpall në kërkim pasi KQZ e shkarkoi, ndërkohë që ai vijoi të kryejë detyrën e tij si kryebashkiak duke firmosur shkarkimin e dy nënkryetarëve të Bashkisë Vorë, Laureta Omerni dhe Hekuran Brahimajn.
Në vend të tyre ai zgjodhi Gent Picarin, i cili u shkarkua pak më vonë.Kajmaku akuzohet nga organi i akuzës për tre vepra penale ?Falsifikim i vulave,?. ?Falsifikim i dokumentave? dhe ?Kryerja e funksionit pas dhënies fund të detyrës?.
------------------------------------------------------------------
Subscribe: https://www.youtube.com/user/vizionplusalbania?sub_confirmation=1

Recommended