Plagosi me thike 2 kalimtare, policia vret autorin
  • 4 years ago
Këto janë momentet kur policia britanike qëllon për vdekje një person, i cili plagosi me thikë 2 kalimtarë në Londër.
Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00 të kësaj të diele në lagjen periferike Stretëm në jug të kryeqytetit britanik, përgjatë lumit Tamis. Policia e konsideroi ngjarjen si një sulm terrorist, por identiteti dhe kombësia e autorit janë ende të paqarta. Zyrtarët e policisë thanë se ishin njoftuar pasi një person kishte nisur të qëllonte ndaj kalimtarëve në një nga rrugët tregtare të kësaj lagjeje. Kryeministri Boris Xhonson përgëzoi forcat e policisë që reaguan në kohë, duke parandaluar viktima në këtë ngjarje.
Sulmi i fundit terrorist në Londër është shënuar në nëntor kur policia vrau në një person që mbante një jelek të rremë me bomba, i cili vrau me thikë 2 persona e plagosi 3 të tjerë.
Recommended