BOOM: Theri me thikë fqinjin, dritë-hijet e një procesi gjyqësor për ta shpëtuar autorin
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni BOOM i është rikthyer një çështje të trajtuar edhe më parë. Bëhet fjalë për një ngjarje të rëndë të ndodhur në 2017 në Ujëmirë të Përmetit, ku një i ri i preu kokën fqinjit të tij.

Ajo që BOOM investigoi është fakti se nga të gjitha të dhënat rezulton se autori nuk është person me probleme mendore, siç e nxori akt ekspertimi, 7 muaj pas kryerjes së vrasjes. Ky akt ekspertimi doli në konkluzion se autori, i cili ishte edhe një komando vuante nga një diagnozë e rëndë si skizofrenia paranoide në momentin e kryerjes së veprës.

BOOM iu rikthyer kësaj çështje duke ndjekur procesin gjyqësor dhe çfarë ka ndodhur në Gjykatën e Apelit në Gjirokastër.

Avokati Kondi Ilia thotë që gjykata e ka rrëzuar kërkesën e trashëgimtarëve të viktimës, për të rikthyer çështjen për rigjykim, pas shkeljeve të konstatuara.

Gjykatë e Prokurori e Shkallës së Parë në bashkëpunim me njëra -tjetrën nuk kanë shpallur vendim pushimi për këtë çështje siç e kërkon ligji, duke i humbur të drejtën e ankimit familjarëve të të ndjerit që është vrarë, një të drejtë që ata u detyruan ta kërkojnë në gjykatë të Apelit. Por gabimin e gjykatës së shkallës së parë Përmet e ka lënë gabim dhe gjykata e Apelit Gjirokastër.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/boom-theri-me-thike-fqinjin-drite-hijet-e-nje-procesi-gjyqesor-ta-shpetuar-autorin
Recommended