Plagosi me thike dy persona ne nje lokal ne Kavaje, arrestohet autori
  • 3 years ago
Kavajë-Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 16.09.2020, në një lokal, ku mbetën të dëmtuar me mjet prerës (thikë) dy shtetas.

Ndalohet 45-vjeçari i shpallur në kërkim për veprat penale ?Plagosja e rëndë me dashje? dhe ?Mbajtja pa leje e armëve të ftohta?.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, menjëherë pas njoftimit se në Kavajë, në ambientet e një lokali po konfliktoheshin disa shtetas dhe për pasojë dy prej tyre ishin plagosur me mjet prerës (thikë), menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe kapjen a autorit.

Si rezultat e një pune të pandërprerë për kapjen e tij, nga shërbimet e Policisë Kavajë u bë e mundur kapja dhe vënia në pranga e autorit të dyshuar të ngjarjes, Rizan Aliu 45 vjeç, banues në Kavajë.

Ky shtetas, më datë 16.09.2020, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës thikë Besnik Çelmetën dhe pronarin e lokalit shtetasin M. A., i cili ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Materialet do t?i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund ti ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended