Report TV -EMRI/ Vrau me thikë dhe dogji pronarin e një lokali në Korçë, arrestohet 18-vjeçari

  • 4 years ago
KORÇË- Një 18-vjeçar është vënë në prangat e policisë, për shkak se akuzohet për vrasjen e 45-vjeçarit , Flamur Duci në Korçë, një ditë më parë. I arrestuari është Denis Hoti, 18 vjeç, banues në fshatin Mborje, i dënuar më parë për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje".

Viktima u gjet mëngjesin e së enjtes pranë lokalit të tij i vrarë me thikë dhe sende të forta, ku në trup kishte edhe plagë të shkaktuara nga djegia. Burime për Report Tv bëjnë me dije se viktima dhe autori kanë qenë komshinj me njëri tjetrin.18-vjeçari Devis Hoti ka qenë një person i njohur për policinë e Korçës pasi ka qenë dhe më parë i dënuar për plagosje të rëndë me dashje. Sipas hetimeve, dyshohet se vrasja e 48-vjeçarit Duci, ka ardhur pas një sherri për motive të dobëta.

Recommended