Report TV - Vrau pronarin e shtëpisë ku punonte për pagesën, arrestohet pas një viti

  • 5 years ago
TROPOJË- Pas një viti në kërkim është arrestuar autori i cili vrau pronarin e shtëpisë ku punonte, Tahir Bajraktarin. Në pranga ka rënë Nik Lulashi, 55-vjeç nga Shkodra. Ai është arrestuar nga uniformat blu në fshatin Bregu Lumit, në Dukagjin, ku qëndronte i fshehur prej kohësh.

55-vjeçari akuzohet për vrasjen e Tahir Bajraktarit, një ngjarje e ndodhur më 18 shtator 2018 në Dobërdol të Tropojës, për shkak se ai nuk i kishte dhënë para aq sa kishte kërkuar për punët që kishte bërë në shtëpinë verore.

Mbi 55-vjeçarin rëndon akuza për veprat penale "Vrasja me dashje" dhe ?Mbajtja pa leje dhe prodhimi i arme?ve, arme?ve shpe?rthyese dhe i municionit? .

Si ndodhi ngjarja?
Bajraktari është qëlluar për vdekje brenda në banesën e tij. Fillimisht ngjarja u raportua si vetëvrasje, por grupi hetimor brenda disa orësh konstatoi se kishin të bënim me një ngjarje kriminale. Autori i krimit, Nik Lulashi ishte i punësuar nga Bajraktari në shtëpinë e tij në Doberdol. Mes autorit dhe viktimës ka pasur një konflikt për pagesën që do merrte 55-vjeçari i punësuar. Nik Lulashi ka kërkuar më shumë para sesa i ka ofruar viktima për punën e kryer në objekt dhe kjo ka ndezur debatin mes të dyve.

Recommended