Top News - Shqiptari vret veten/ Pasi plagosi infermieren me thikë
  • 3 years ago
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një spital në Greqi, kur nje 59-vjeçar shqiptar ka qëlluar me thikë infermieren duke e lënë të plagosur dhe më pas ai ka vrarë veten. 59-vjeçari shqiptar goditi me thikë një infermiere dhe në vazhdim u hodh nga kati i 4-t i spitalit, duke gjetur vdekjen në vend. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së hënës. Policia greke tha se viktima quhet Petro Çako, i cili kishte shkuar në spital pasi dyshohet se ka pasur probleme psikike. Autoritet kanë sekuestruar kartelën e tij mjekësore dhe po hetojnë për shkaqet e tragjedisë. Infermieria e plagosur deklaroi se kishte shkuar në dhomën që mbahej pacienti Çako pasi kishte dëgjuar alarmin për ndihmë nga dhoma e tij. Pasi mbërriti në dhomë kuptoi se pacienti ishte fshehur mbas portës dhe në moment ka dalë duke e goditur me një thikë kuzhine e duke e plagosur në shpinë. Ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Greqi#Policia#TopChannel
Recommended