Terror me thikë në Finlandë agresori vret dy kalimtarë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV

Pas Spanjës, një tjetër sulm i dyshuar terrorist ka ndodhur pasditen e kësaj te premteje në Finlandë. 2 kalimtare raportohet se kane ndërruar jetë dhe të paktën 6 të tjerë janë plagosur pasi një person i ka sulmuar me thikë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin finlandez Turku. Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka qëlluar me armë ndaj agresorit. Sipas mediave vendase raportohet se ai është plagosur në këmbë. Forcat e policisë e kanë arrestuar menjëherë.

Ndërsa Agjentët e sigurisë kanë evakuuar zonën. Sipas dëshmitarëve, katër ose pesë ambulanca kanë mbërritur në qendër të qytetit dhe kanë transportuar të plagosurit në spital. Ata thonë se agresori thirri ?Zoti është i madh? dhe më pas filloi të qëllonte mbi kalimtarët.

Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit, I cili tashmë ndodhet në paraburgim. Ende nuk ka asnjë informacion nëse sulmi në Turku të Finlandës ka lidhje me dy sulmet terroriste që përgjakën Spanjën.

Recommended