Seminari për sëmundjet e kafshëve - (13 Prill 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Ka mundësi të marrim ndonjë sëmundje kur marrim ndonjë qen apo mace të pavizituar. Për herë të fundit tërbimi është dukur në shqipëri në vitin 1976, por fqinjët tanë vazhdojnë ta kenë këtë sëmundje. Rrezikun e këtyre sëmundjeve e mbartin edhe kafshët endacak që ushqehen nëpër plehra e nën dritaret tona.

Por nuk janë vetëm këto sëmundje që vijnë nga kafshët. Përpara pak kohësh në jug të vendit u shfaq në bagëti bruceloza, po aq i rrezikshëm është edhe turbekulozi, ftohja deri edhe plasja.

Specialistët e ministrisë së Shëndetësisë, OBSH dhe ministrisë së Bujqësisë kanë diskutuar sot se si mund të ruhemi nga këto sëmundje. Këshillat më efikase janë, therja e gjësë së gjallë në mjedise të kontrolluara dhe kontrolli e mbajtja larg e qenëve e maceve./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti