Ambasada Amerikane, seminari për gratë - (11 Maj 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Sa dhe si ndikojne gratë në fushatat parazgjedhore në Shqipëri? Kjo ishte pyetja e ngritur nga ekspertja amerikane Sindi Krein, në një seminar me gratë përfaqësuese të Shoqatave Jo Qeveritare, por edhe drejtuese të forumeve politike. Ajo ka nënvizuar se gratë amerikane kanë një vend shumë të rëndësishëm në këto fushata për ndryshimin në një shoqëri demokratike civile.

Ekspertja Krein tha se gratë në SHBA kanë krijuar koalicione mjaft rezultative të cilat i bëjnë prezente aktivisht ato në jetën politike amerikane. Të njëjtën gjë ajo ka kërkuar edhe nga gratë shqiptare, të asistuara dhe ndihmuara nga shoqata dhe organizma amerikane.

Seminari i organizuar nga Ambasada Amerikane në Shqipëri dhe Shoqata për Kulturë Demokratike është përqëndruar edhe mbi punën e mundshme mes vetë OJQ-ve dhe shoqatave të ndryshme të gruas, për të punuar së bashku për forcimin e pjesmarrjes të gruas në shoqëri përmes një unifikimi më të mirë mes tyre./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended