Prefektura e Tiranës për grumbullimin e armëve - (5 Prill 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Tema e grumbullimit të armëve të rrëmbyera nga depot në vitin 1997, ka mbledhur sot në prefekturën e Tiranës, këshillin administrativ të saj dhe drejtues të ministrisë së Rendit Publik. Në arritje të këtij qëllimi sipas prefektit Dedja, në prefekturë është ngritur komisioni i grumbullimit të armëve dhe brenda muajit do të formohen dhe komisionet lokale.

Në takimin e sotëm është konstatuar se armatimi dhe municioni është në duart e kriminelëve dhe tëndenca për tu përdorur nga ata është në rritje. Duke e cilësuar Tiranën si metropol ata që referuan sot kanë nënvizuar se rendi dhe qetësia kanë rëndësi jetike për prefekturën. Veç faktorëve objektiv që çojnë në mosvendosjen e rendit në parametrat që duhen në takimin e sotëm është vërejtur se dhe vetë policia nuk është pastruar nga të korruptuarit dhe personat e paaftë.

Prefekti Dedja i ka tërhequr vëmendjen sot drejtuesve të drejtorive dhe komisariateve që të jenë më të vëmendshëm ndaj inspektorëve të rendit, të qarkullimit rrugor dhe efektivit të komisariatit të Rinasit. Shqetësim tjetër për prefekturën e Tiranës është dhe rritja e përdoruesve të drogës. Eshtë detyrë e organeve të policisë tha prefekti Dedja sot që të evidentoj qendrat e grumbullimit, shpërndarjen dhe marrjen e masave për goditjen e këtyre elementëve./tvklan.al

Gazetare ? Mimoza Picari

Recommended