PS e PD për mitingjet - (13 Prill 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Socialistët në dilemë të dalin ose jo në mitingje. I parashikuar për ditën e shtunë mitingu i Beratit ka mbetur pezull. Kryesisht qeveritarët dhe përkrahësit e tyre janë apsolutisht kundër këtyre formave, ndërsa nga selia rozë vijnë sinjale të kundërta. Sipas Servet Pëllumbit e Dritëro Agollit është absurde dalja e pozitës nëpër sheshe. Ndërkohë që kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi shpreh domosdoshmërinë e daljes në bazë.

Servet Pëllumbi:- ?Unë mendoj se nuk ka pse zhvillohet miting në Berat. Aq më tepër që nuk duhen motivuar mitingjet që bën Bërisha javë për javë, sepse me mitingje nuk mund të zgjidhet gjë, përkundrazi tensionohet vendi?.

Dritëro Agolli:- ?Ata që janë në pushtet nuk kanë nevoj të bëjnë mitingje, kanë nevoja të tjera që të përmirësojnë jetën e njerzëve, të realizojnë ato premtime që kanë bërë përpara popullit. Të rregullojnë rendin, të mos ketë korrupsion të punësojnë njerëz. Këto janë mitingjet e tyre?.

Gramoz Ruçi:- ?Është e drejt e kryeministrit, e kreut ekzekutiv dhe kryetarit të partisë të takohet me elektoratin e vetë. Unë tani jam për tu nisur për në Sarandë për tu takuar me elektoratin tim?.

Konkurenca e mitingjeve ka nisur dhe demokratët i konsiderojnë të papërfillshme ato që mund të organizojnë socialistët. Sipas nënkryetarit të grupit parlamentar të PD Pal Dajçi ata nuk kanë se çfarë të kërkojnë nëpër sheshe.

Pal Dajçi:- ?PD nuk ka ftuar socialistët të dalin nëpër sheshe, është një e drejtë e tyre që të bëjnë mitingje por mesa shoh unë nuk kanë si të dalin përpara tyre, se s?kanë çfarë të thonë, për rrugët me gropa qëkanë mbuluar vendin, për mungesën e ujit, për mungesën e energjisë, për mungesën e rendit? Ata e kanë demagogji por nuk do të bëjnë mitingje?.

Ndërsa socialistët janë duke diskutuar ende nëse duhet apo jo të replikojnë me mitingje, Sali Berisha këtë të dielë mat forcat në Durrës./tvklan.al

Gazetare ? Mimoza Picari