Seminari për burgjet - (13 Prill 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Sa i aftë është personeli i burgjeve shqiptare? Komiteti shqiptar dhe ai holandez i Helsinkit dhe specialistët e burgjeve të dy vendeve janë mbledhur sot në një seminar ku u shkëmbye eksperienca e përbashkët. Shqipëria ka 7 burgje me të cilat është shpërndar prej kohësh karta ligjore për të drejtat e të burgosurve por dhe detyrat e policisë së burgjeve.

Drejtuesit e këtyre burgjeve përveç marrjes së eksperiencës nga kolegët hollandez u shprehën se zbatimi i detyrave të tyre me kushte specifike kanë dhënë dhe rezultate. Megjithatë specialistët hollandez kanë insistuar se ka shumë punë për tu bërë.

Mjafton të kujtosh se vetë drejtori i përgjithshëm i burgjeve Xhaferraj është akuzuar nga prokuroria për fallsifikim. Drejtori i një burgu në periferi të Tiranës për shpërdorim detyre, apo vrasja spektakolare e një të burgosuri brenda në burgun 313, për të krijuar përshtypjen se burgjet shqiptare kanë nëvojë për një ridimensionim të tyre ku lypset më shumë profesionalizëm dhe ndershmëri nga kryegardianët./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj