Sabri Godo për KQZ - (13 Prill 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Projekt kodi elektoral tashmë i ka kaluar qeverisë shqiptare për shqyrtim. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vazhdon të jetë pika e nxehtë e debatit elektoral. Duke lënë mënjan pakënaqësitë rreth këtij problemi, cili është propozimi konkret që mund të çoj në arritjen e kompromisit midis palëve? Kryetari i Asamblesë Republikane Sabri Godo hedh këtë propozim.

Sabri Godo:- ?Ajo që mund të ishtë ndoshta më e thjeshtë, do të qe që ky komision qëndror të ruante funksionet e tij duke pakësuar disi kompetencat për tja u shtuar këto komisioneve zgjedhore në rrethe dhe në zonat elektorale. Ndoshta kjo do të ishte njëra nga rrugët. Tjetra do të ishte që të biem në ujdi për të zgjedhur atje njerëz që me të vërtetë nuk kanë një të kaluar aktive politike në një krah ose në tjetrën, që kanë një kredibilitet të mirë moral e shoqëror dhe që të jenë të pranueshëm për të dy palët"./tvklan.al

Gazetare ? Mimoza Picari

Recommended