Meta, Nano, Dokle për Berishën - (15 Prill 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Socialistët shqiptar tre vjet më parë erdhën në pushtet me kartën anti-Berish, me akuza ndaj tij, por edhe me premtimin se ish-presidenti Brisha do të vihej përball drejtësisë shqiptare. Tashmë kreu demokrat përball elektoratit të tij ka hedhur tezën e mosvërtetimit të akuzave nga socialistët drejtuar atij.

Pse nuk i kanë vërtetuar deri tani socialistët akuzat që i kanë drejtuar Berishës për korrupsion, ndërtim piramidash, për shkatërrim të shqipërisë etj? Kryeministri shqiptar Ilir Meta pohon.

Kryeministri Ilir Meta:- ?Kjo është një çështje e drejtësisë por mendoj se akuzat ndaj Berishës janë tërësisht të provushme, janë dëshmimtar 3 milion shqptar dhe mendoj se edhe vetë komuniteti ndërkombëtar për atë që ka bërë Berisha. Përsa i takojnë të tjerave nuk dëshiroj të hyj në kompetencat e drjtësisë?.

Ndërsa kryetari i PS Nano nuk heq dorë nga akuzat por ai ja lë në dorë kohës Berishën.

Fatos Nano, kryetar i PS:- ?Më lejoni tju them se ne jemi të qetë dhe të votueshëm sërisht për ti provuar të gjitha bëmat e mbrapshta në këtë vend pavarësisht nga emrat që mbajnë nuk jemi në dashuri me ndonjë keqbërës tonin dhe duhet të kuptoni që humnerat që ka hapur Berisha janë shumë të thella për tu zbrazur vetëm në tre vjet. Janë 50 vjet që fshihen në humnerat e tre vjeçarit të Berishës?.

Sekretari i përgjithshëm i PS Namik Dokle shton.

Namik Dokle:- ?Do ti provojmë akuzat e Berishës. Këto janë punë të drejtësisë jo të politikës?.

Gazetarja:- Zoti Meta prapë me kartën anti-Berishë do shkoni në zgjedhje?

Kryeministri Ilir Meta:- ?Së pari njëherë mendoj se karta anti-Berishë nuk është kartë e rëndësishme për këto zgjedhje për arsye sepse mendoj se Berisha na ndihmon çdo ditë për tju kujtuar njerëzve se çfarë përfaqëson dhe se çfarë alternative ka, e cila mund të kuptohet nga vetë fjalori tij tepër primitive dhe në një degradim qëpo merr trajtat e një progresioni gjeometrik?./tvklan.al

Gazetare ? Mimoza Picari

Recommended