Pavli Zëri, Gramoz Ruçi, Melo për Berishën - (27 Mars 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Koalicioni i majtë kundër Berishës me deklarata. E nëse ish-kryeministri Nano fill pas ardhjes në pushtet deklaroi se nuk do të meremi me Berishën, tani duket se qëndrimet kanë ndryshur. Në shumë takime me bazën apo edhe në parlament Nano dhe drejtues të tjerë të mazhorancës kanë filluar serinë e deklaratave anti-Berishë. A ndihet e rrezikuar mazhoranca socialiste tani nga opozita? Anëtari i kryesisë së PSD Pavli Zëri deklaron.

Pavli Zëri:- ?Unë mendoj që koalicioni Aleanca për Shtetin do ti fitoj edhe zgjedhjet lokale?.

Ndërsa kryetari i grupit parlamrntar të PS Gramoz Ruçi shprehet.

Gramoz Ruçi:- ?Këtu nuk bëhet fjalë për të hapur luftë pro apo kundër Berishës me deklarata me tubime apo mitingje. Lufta më e mirë politike ndaj opozitës është përmbushja më sukses të mandatit 4 vjeçar. Berisha është në opozitë dhe përditë meret me PS dhe me Nanon. Paradoksi do të ishte që Nano mos ti përgjigjej atij?.

Por kryetari i PBDNJ Vasil Melo mendon ndryshe.

Vasil Melo:- ?Vazhdimisht Berisha përmendet gjithmonë dhe mendoj se kjo ka edhe një arsye, se kërkojmë të gjejmë shpesh edhe një kokë turku, tek i cili të shkarkojmë edhe mangësit tona?./tvklan.al

Gazetare ? Mimoza Picari

Recommended