Falenderimi i Tv Klan për organet e shtypit - (5 Prill 2000)
  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Redaksia e Informacionit të Tv Klan, falenderon sot të gjithë ata koleg të shumtë nga media e organe të ndryshme shtypi që u interesuan mbrëm dhe sot për gjendjen shëndetësore të operatorit Petrit Xhaferri dhe shprehën solidaritetin e tyre në dënimin e akteve të tilla të dhunës që kërcënojnë lirinë e shtypit.

Redaksia e Tv Klan vëren me keqardhje se disa gazeta të përditshme kanë heshtur me ndërgjegje të plotë ndaj agresionit të djeshëm që ndodhi në qendër të Tiranës. Madje u kanë mohuar lexuesve të tyre dhe një informacion të thjesht për këtë rast duke mos e trajtuar fare si lajm rrahjen e një kolegu të tyre që përfundoj në repartin e neurokirurgjisë në gjendje të rëndë.

Redaksia e Tv Klan, nga ana e saj ashtu si dhe herë të tjera do të jetë kurdoher në krah dhe në mbrojtje të kolegëve gazetar, pavarësisht se në cilën media apo organ shtypi punojnë. Rezistenca përball dhunës duhet bërë nga të gjithë, për të mos e ndier veten një ditë në mëshir të fatit dhe të njerëzve të rrugës./tvklan.al

Gazetare ? Mimoza Picari