Tv Klan merr licencen per televizion kombetar ne Kosove - (17 Korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Televizioni Klan fiton të drejtën ligjore të quhet staion televiziv kombëtar në Kosovë. Dagllas Davidson, komisar për mediat i Organizatës për Bashkëpunimin dhe Sigurimin në Europë, OSBE, ka shpërndarë para dy ditësh lejet e transmetimit për stacionet televizive kombëtare dhe lokale.

Televizioni Klan ka siguruar kështu licencën si stacion kombëtar, pasi është monitoruar dhe vëzhguar nga ekspertët ndërkombëtarë në Kosovë. Tv Klan, i cili që prej Tetorit të vitit të kaluar ka filluar transmetimet e tij në Kosovë është gjykuar se i plotësonte të gjitha kriteret për të marrë licencën e një televizioni kombëtar.

Bashkë më Tv Klan janë licencuar gjithashtu Televizioni i Kosovës, stacion i administruar nga UMNIK-u, stacioni televiziv Koha Vizion, i gazetës ?Koha Ditore?, i cili do të filloj transmetimet së shpejti, si dhe dy stacione të tjera private. Ndërkohë që komisariati për mediat i OSBE-së ka rrëzuar 6 kërkesa të tjera për Televizion Kombëtar dhe 12 për stacione lokale.

Licenca iu refuzua dhe një stacioni televiziv në pronësi të Behgjet Pacollit. Për Tv Klan licencimi nga OSBE është një vlerësim për punën dhe seriozitetin e këtij kanali, tashmë me një eksperiencë tre vjeçare në Shqipëri./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended