Rrihet operatori i Tv Klan - (5 Prill 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Një ditë pas rrahjes barbare nga katër njerëz të armatosur operatori i Tv Klan Petrit Xhaferri ka lënë sot spitalin ushtarak. Ai vazhdon të kurohet intesivisht nga mjekët në shtëpinë e tij për shkak të gjendjes ende jo të mirë për shkak të plagëve të rënda të marra në kokë.

Petrit Xhaferri operatori i lajmeve të Tv Klan është gjendur papritur dje pasdite nën dhunën e katër personave pasi kishte nxjerrë kamerën pranë një furgoni policie në bulevardin Zhan D?ark në kryeqytet, duke menduar se kishte të bënte me një ngjarje për një aksident automobilistik.

Rrahja barbare e kameramanit të Tv Klan nuk mund të shfajsohet me asnjë arsye dhe nga askush. Ndërkohë burime të komisariatit nr.1 të policisë së Tiranës, deklaruan se katër personat që rrahën në mënyrë barbare kameramanin tonë vazhdojnë të qëndeojnë në dhomat e izolimit.

Hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje tepër të rëndë po vazhdojnë. Duke falenderuar solidaritetin e kolegëve të tjerë gazetar drejtoria e informacioni të Tv Klan shpreson që ngjarje të tilla ku rrezikohet jeta e gazetaëve në detyrë të mos përsëritet më./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj