Sport Partizani, Albert Xhani konferencë - (3 Prill 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Marrëdhënien zyrtare me klubin e futbollit asnjëherë nuk i kam këputur, por vazhdoj të jem president i zgjedhur nga asambleja e zakonshme e zhvilluar në Gusht të vitit të kaluar. Kam heshtur në pritje të nënshkrimit të kontratës me ministinë e Mbrojtjes, por duke parë mosangazhimin nga ana e saj dhe gjendjen jo të mirë të Partizani vendosa që të flas publikisht është shprehur ndërmjet të tjerave Albert Xhani.

Stafi i zgjedhur ka paraqitur që në fillim projekte ambicioze për të përmirësuar gjendjen e ekipit të Partizanit. Ne jemi në pritje për negocim dhe firmosjen e kontratës me ministinë e Mbrojtjes. Ne pranojmë bashkëpunim me këdo që dëshiron të ndihmoj Partizanin, por stafi im nuk është tërhequr nga drejtimi dhe menaxhimi i skuadrës. Më pas Xhani ju është përgjigjur pyetjeve të ndryshme bërë nga gazetarët e pranishëm në sallë./tvklan.al