Ingrid Shuli konferencë për rrugët - (14 Prill 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Ministrja e Transportit Shuli ka denoncuar sot disa firma ndërtimi për cilësi të dobët të punimeve. Shuli i ka paralajmëruar këto firma të rishtrojnë rrugët në të kundërt do penalizohen deri në heqjen e licensave. Sipas Shulit në fund të muajit Prill përfundon tenderimi për buxhetin e këtij viti për të filluar në muajin Maj dënimet. Ministrja e Transporteve parashikon që brenda muajit Shtator të kenë përfunduar akset rrugore Durrës ? Rrogozhinë, Sukth ? Durrës dhe Milot ? Lezhë.

Ingrid Shuli, ministre e Transportit:- ?Në disa objekte ka mangësi në dokumentacion dhe në disa raste edhe fiktivitet, si psh firma ?Derveni? në objektin riveshje rruga Fushë-Krujë. Vërehen mangësi në hartimin e projekt-preventiva, në azhornimin e projektit. Këtu mund të përmendim firmën ?Filipi? në rrugën Rrogozhinë ? Kavajë. Vërehen pasaktësira në përdorimin e fondit rezervë, mund të përmendet këtu firma ?Genti? në rrugën Laç ? Milot. Vërehen shkelje të procedurave të kolaudimit të objekteve siç është rasti i rrugës Fushë Krujë ? Mamurras, në firmën zbatuese ?El4?. Natyrisht masat që do të marrë ministria në këtë rast në bazë të kostatimeve janë ti detyrojmë firmat përmendura dhe të tjera të korrigjojnë difektet e vëna re sepse ato janë pikërisht në kohën e shfrytëzimit të projektit sipas kontratës. Në rast të kundërt nëse firma nuk e realizon atë në kohë dhe me shpenzimet e veta do të penalizohet sipas ligjeve në fuqi?./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame