Ish-ministrja Shuli konferencë - (23 Maj 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Ish-ministrja e Transporteve Ingrid Shuli ka deklaruar sot se dorëheqja e saj ka ardhur si rezultat i pengesave të qëllimshme brenda dikasterit të saj, por edhe nga vetë kryeministri Meta. Si shëmbull të këtyre pengesave Shuli solli kërkesën e saj të shumë kohëve më parë për shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të rrugëve.

Ingrid Shuli, Ish-Ministre e Transporteve:- ?Gjatë veprimtarisë time, segmente të caktuara, duke filluar edhe nga brenda dikasterit por që nuk kanë qenë në kompetencat e mia për tu emëruar, nuk kanë zbatuar detyrat. Në këtë drejtim nuk kam patur as mbështetjen institucionale nga lartë, si dhe më është penguar nganjëherë zgjidhja e problemeve. Kam patur shumë sforco personalisht, por gjithashtu kam sforcuar edhe stafin tim?.

Shuli tha më tej se ka ende vend për të luftuar korrupsionin, ndërkohë që sqaroi se frutet e punës së saj do të duken në vitin 2001. Pengesat në adresën time tha më tej ish-ministrja Shuli, ishin politike por edhe për interesa financiare.

Ingrid Shuli, Ish-Ministre e Transporteve:- ?Ministria ime është ministri e vështirë, ministri zbatimi, aty i ke të gjitha sektorët e infrastrukturës. Aty ka dhe fonde dhe mund të mendohet se mund të ketë edhe abuzime, apo mund të përfitohet. Unë do tju them këtu që nuk e kam shfrytëzuar këtë mundësi se nuka e kam as për natyrë?.

Çfarë emri i vë ish-ministrja Shuli sulmeve në adresë të saj?

Ingrid Shuli, Ish-Ministre e Transporteve:- ?Është shumë i shëmtuar për mua, i padrejtë?./tvklan.al

Gazetare ? Mimoza Picari


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/