Sali Berisha konference shtypi (16 Maj 2000)

  • 4 years ago
Kryetari i Partisë Demokrtike Sali Berisha ka reaguar sot mbi Partinë Socialiste, Gjinushin dhe njerëzit e tij për vrasjen e anëtarit të Partisë Demokratike të Vlorës Agim Hysenbelliu. Sipas Berishës, Partia Demokratike disponon të gjitha të dhënat e plota se ai është vrarë nga njerëzit e qeverisë. Por ju siguroj tha Berisha se Partia Demokratike do tju japë përgjigjen e merituar.
" Vrasësit e vërtetë, terroristët e vërtetë të vrasësve të Vlorës janë Gjinushët, Mejdanët, Metët dhe kompania e kusarëve në Pushtet. Asgjë nuk do të mund të mposhtë Partinë Demokratike në mbrojtjen e vlerave të demokracisë se përgjegjësi direkte për vrasjen do të mbajë jo vetëm ekzekutorët por Gjinushët dhe Çaushët e Tiranës. "
Lideri demokrat ka deklaruar se disponon të dhëna dhe dokumenta të plota për vrasjen dhe emrat e vrasësve dhe se do ti bëjë publike nesër sapo të përfundojnë disa verifikime. Policia tha ai ka vazhduar terrorin dhe gjatë këtyre ditëve. Sipas tij mbrëmë në orën 00:00 është rrëmbyer nga shtëpia një aktivist i Partisë Demokratike në Vlorë të cilit i është bërë presion të mos marrë pjesë më në aktivitetet e Partisë Demokratike.
I pyetur për deklaratën e Ambasadorit Amerikan për mitingun e Vlorës Berisha tha:
"Lidhur me atë pyetjet dërgojani Ambasadorit për deklaratën e tij. Unë bëj deklaratat e mia. Unë mendoj e vrasjet politike janë fytyra më e shëmtuar e këtij regjimi."

Gazetare: Ornela Bego



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/