PD Sali Berisha, platforma për bujqësinë - (3 Maj 2000)
  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbledhur sot departamentin e Bujqësisë dhe Ushqimit dhe ka kërkuar hartimin e një platforme për bujqësinë, e cila të jetë gati për tu realizuar sapo kjo parti të vij në pushtet. Pasi ka bërë një analizë të gjendjes së Bujqësisë në katër vitet e fundit, Berisha ka deklaruar se situate është alarmante.

Fermerët tha ai ndeshen çdo ditë me konkurencën e pandershme të produkteve që vijnë nga jashtë dhe që favorizohen nga qeveria. Berisha ka deklaruar se PD është e vendosur të njoh të drejtën e pronës, ti kthej tokën ish-pronarëve dhe të bëjë kompensimin e plotë.

Sali Berisha, Kryetar i PD:- ?Opozita është mision i madh dhe sidomos në këto kushte kur sheh që vendi rrokulliset nga qëllimet më të papërgjegjshme më ordinere të këtyre qeveritarëve, që më kujtojnë raportin e një shërbimi sekret, që i thoshte qeverisë së tij në vitin ?97, se pas demokratëve në Shqipëri do të vijnë rrugeçërit më të pa konceptuar dhe më ordiner që mund të konceptohen. Ndaj dhe ne duhet të qëndrojmë si opozitë?.

Duhet të justifikojmë besimin e njerëzve që dalin dhe na përkrahin në sheshe tha Sali Berisha. Ai ka kërkuar që përveç platformave demokratët të bëjnë të qartë programin e tyre./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/