Sali Berisha: "PD terhiqet nga raundi i dyte i zgjedhjeve lokale" - (14 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar sot përfundimisht, se kjo parti me kandidatët e saj, nuk merr pjesë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Sali Berisha, Kryetar i PD:- ?Nesër PD, me kandidatë dhe komisionerë, nuk është i pranishëm në procesin, në karnavalin elektoral. Kjo është një vazhdim farse, ata pikërisht se kanë frikë, se me ndonjë kandidatë të këtyre partive të tjera kanë frikë edhe prej atyre?.

Sipas kreut demokrat, shumë pak nga 120 kandidatët e PD, do të paraqiten nesër individualisht. Ata, tha Berisha, janë të lirë të marrin pjesë, ne jemi PD dhe respektojmë liritë e individit.

Sali Berisha, Kryetar i PD:- ?Faktikisht nga kandidatët tanë, ata të cilët s?kanë bërë tërheqje mund të numërohen me gishtrinjtë e dorës dhe e kemi deklaruar, që ndonjë individ që kërkon të vazhdojë garën, mund ta vazhdojë të bëjë një zgjidhje individuale, ne jemi Parti Demokratike dhe ne nuk përjashtojmë nga PD ata që dalin të pavarur?.

Në konferencën e sotme për shtyp së bashku me Berishën ka dalë edhe kryetari i PD-së së Korçës dhe kandidati demokrat për këtë bashki. Ky i fundit ka deklaruar publikisht tërheqjen nga kandidimi duke protestuar ndaj mospranimit të kërkesës së tij ndaj komisionit qendror të Korçës./tvklan.al

Gazetar ? Ornela Bego



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended