Deklarata e ODHIR: Raundi i dyte i zgjedhjeve kishte parregullsi (16 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
Vëzhguesit e OSBE-së dhe të Këshillit të Europës kanë deklaruar se procesi i zgjedhjeve lokale në Shqipëri shënoi përparim pavarësisht ndaj disa problemeve jo serioze në raundin e dytë. Ky raund sipas vëzhguesve europianë ishte më pak transparent dhe gjithëpërfshirës sesa raundi i parë. Njoftimin e rezultateve nga KQZ thuhet në deklaratën e vëzhguesve europianë, ishte më i ngadalshëm dhe i paplotë. Ndërsa një numër ankesash të vlefshme nga partitë politike u refuzuan pa shpjegime nga ky komision.
Ndër parregullsitë më 15 tetor, vëzhguesit europianë kanë konstatuar në hapjen me vonesë në qendrat e votimit dhe mosngjyrosjen e gishtit nga votuesit. Vëzhguesit kritikuan vendimin për bojkot të Partisë Demokratike, por KQZ i cili nuk përcaktoi afat për tërheqjen e kandidatëve ndërmjet dy raundeve, gjë që krijoi konfuzione në prag të zgjedhjeve lokale. Duke u ndalur në situatën e krijuar në Himarë, vëzhguesit mohuan ndërhyrjen e deputetëve grekë në procesin e votimit./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended