Reformatoret: Demokrate, hiqni dore nga bojkotimi i raundit te dyte te zgjedhjeve (6 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
Reformatorët i kanë kërkuar Partisë Demokratike dhe kryetarit Berisha të heqë dorë nga bojkotimi i raundit të dytë të votimeve. Deputeti Genc Pollo theksoi se kushtet e fraksionit të vulës në Partinë Demokratike janë pretekste për t'i kërkur vota socialistëve.
"Kushtet po t'i marrim me radhë janë bërë në mënyrë të tillë që shërbejnë si pretekst që në thelbin e tyre janë të drejta. Ne nuk kemi qenë dakort me KQZ-në, por kur KQZ nuk u pranua dhe nuk u ndryshua për arsye të ndryshme, për 6 muaj është e pavend që të vihet si kusht dhe të pretendohet të zgjidhet për dy javë. Listat kanë qenë relativisht problematike dhe duhet gjykuar koha e mjaftueshme në mënyrë që gjithkush që nuk e ka patur emrin e tij në listë gjatë kësaj periudhe, të mund të regjistrohet në mënyrë që ai që nuk ka votuar të mundet të votojë. Dhe kjo besoj se është e realizueshme, por asnjë gjë nuk e justfikonte mospjesëmarrjen në raundin e dytë përveç ndonjë dëshire për t'i falur akoma më shumë shefave socialistë."/tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended