Sali Berisha konference pas kthimit nga Kukesi (14 Qershor 2000)
  • 4 years ago
Një tra dogane nuk mund të na ndajë ne nga Kosova dhe nuk mund të mohojë mirënjohjen tonë ndaj NATO-s. Kështu ka deklaruar kryetari i Partisë Demokratike Berisha në një konferecë për shtyp i sapo kthyer nga Kukësi. Nga Tirana ai ka përshëndetur shqiptarët e Kosovës.
" Shpirtërisht, pra defakto, unë jam vetëm në Kosovë. Në piemontin e kombit shqiptar, me ato qindra dhe mijëra miq dhe vëllezër të mi, që prisnin me padurim të takoheshim me njëri-tjetrin . Jam me udhëheqësit e forcave politike shqiptare, me personalitete të tjera ushtarake dhe shkencore të Kosovës dhe trevave të tjera shqiptare me të cilët unë do të takohesha dhe të zhvilloja bisedime gjatë vizitës sime dy ditore në Kosovë."
Më pas Berisha ka shpjeguar rrethanat e moslejimit të vizitës së tij në Kosovë. Sipas tij përfaqësuesja e UMNIK-ut në Tiranë kishte deklaruar disa ditë më parë se Berisha ishte i lejuar të shkonte në Kosovë, por vijoi ai postieri më solli mbrëmë letrën në Kukës të kryeadministratorit Kushner, në të cilën thuhej se për shkak të profilit tim të lartë, nuk mund të më sigurojë vizitën atje.
Për fat të keq tha Berisha deklarata e Kushner ishte e njëjtë me atë të qeverisë shqiptare.
" Ngjashmëria me deklaratën e qeverisë shqiptare është mjerisht e plotë. Askush nuk bindet se profili im i lartë, mund të jetë një shkak për dhunimin flagrant të vlerave për të cilat NATO luftoi në Kosovë. Zoti e bekoftë NATO-n."
Ka segmente të tjera të caktuara vijoi ai që nxisin ultra nacionalizmat siç ka dhe trafikantë që bsashkëpunojnë me qeveritarët e Tiranës. Sipas tij Kushner e ka marrë vendimin i indikuar nga këto qarqe. Unë së shpejti kur Partia Demokratike të vijë në pushtet ka përfunduar Berisha, do të vizitoj Kosovën ku do të takohem me presidentin dhe kryemininstrin e ardhshëm për të vendosur së bashku për të mirën e Shqipërisë dhe Kosovës.

Gazetare: Ornela Bego


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended