Sport, Presidenti i FSHF Papadhopulli konferencë - (18 Maj 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Më vjen keq që ministri Rama ka folur me korespondencë me Federatën, kur më parë është shprehur se jemi partner, ka thënë ndërmjet të tjerave në fillim të konferencsës për shtyp, presidenti Papadhopulli. Rama nuk duhet të dëgjoj njerëzit të cilët flasin vetëm keq për Federatën e Futbollit dhe kërkojnë poste drejtuese të saj.

Pas ngjarjes tronditëse të ndodhur me vrasjen e gjyqtarit Zylfo, shoqata e gjyqtarëve të futbollit ka deklaruar se nuk do të gjykoj një javë asnjë veprimtari futbolli. Ministri Rama është kontradiktor me veten e tij dhe nuk duhet të ndërhyjë aty ku nuk është kompetent, ka thënë presidenti Papadhopulli.

Kërcënimit të Ramës se do të ndërpresë të gjithë financimin e shtetit shqiptarë për aktivitetin futbollistik në shkallë vendi në rast se nuk zhvillohet asambleja më 22 Maj, Papadhopulli u shpreh:

Miço Papadhopulli, presidenti i FSHF:- ?Le ta provoj po ja mbajti?.

Ne harxhojmë 20 mijë dollarë për akomodimin e ekipit kombëtar të futbollit nga fondet e UEFA-s dhe FIFA-s, ndërkohë që stadium kombëtar ?Qemal Stafa? është kthyer në shoqëri anonimë. Edhe ne kemi të metat dhe i pranojmë ato por jo si thotë Rama. Në përfundim presidenti Papadhopulli është shprehur.

Miço Papadhopulli, presidenti i FSHF:- ?Dëshiroj të falenderoj zotin Rama pavarësisht nga dueli i improvizuar që kam zhvilluar sot me të. Unë e falenderoj atë për mundësinë që më dha të ballafaqohem me të për së largu, për të ngritur edhe njëhërë ato probleme që kam bërë prezente për dy vjet me radhë, por pa zgjidh asgjë prej tyre. Tani që nuk ka nga tja mbaj, jam i sigurt se do ti zgjidhi patjetër dhe unë nuk do ti ndahem?./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/