Partia Demokratike i thote jo konsultimeve te kerkuara nga Presidenti Mejdani (27 Maj 2000)

  • 4 years ago
Partia Demokratike i thotë jo konsultimeve të kërkuara nga Presidenti për vendin vakant në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Mejdani ka vendosur të therrasë të gjitha partitë politike për të përcaktuar anëtarin e fundit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve pasi për këtë vend janë paraqitur 33 kandidatura. Sipas nënkryetarit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike Pal Dajçi kjo është një fyerje që i bëhet opozitës. Partia Demokratike tha ai vazhdon të kërkojë çdekretimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.
"Të tallesh me një ligj elektoral që në këtë rast është që partitë politike tani që ka mbaruar e ka bërë çdo gjë fakt të kryer, të tallesh për një vend në KQZ, unë e quaj një papërgjegjshmëri të Presidentit të Republikës. Ne e kemi thënë qëndrimin tonë që ajo KQZ duhet çdekretuar dhe pastaj të ulemi të bisedojmë".
Pra demokratët kanë konfirmuar sot mos pjesëmarrjen e tyre në konsultimet e Presidentit për vendin vakant në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

Gazetare: Ornela Bego


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended