Sport finalistët Teuta - Lushnja - (19 Prill 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Teuta e Durrësit ka qenë finalisti i parë i kupës së Shqipërisë. Ai ka fituar 2-1 në Tiranë ndaj Dinamos duke ja prerë shancet skuadrës Dinamovite për një trofe këtë sezon. Që në fillim Teuta ka barazuar rezultatin e takimit të parë. Muça nga një goditje dënimi do të qëllojë golin e qetësisë nga një goditje dënimi.

Në minutat e fundit të pjesës së parë Ahmataj me një goditje të fortë nga distance do të barazojë rezultatin 1-1 për Dinamon. Rezultati i cili e kualifikon ekipin Dinamovit për në finale. Po në minutën e ?75 të pjesës së dytë Stojku me golin e tij do ti jap fitoren e kualifikimit ekipit Durrsak.

Ekipi i Lushnjes është finalisti i dytë. Pas 120 minutave lojë përfunduan 3-0 për lushnjarët. Takimi i parë në Peqin 3-0 për Peqinin. Për Lushnjen kanë shënuar Çuko, Gazheli dhe Toshkollari. Ndërsa për Shkumbinin ka shënuar Dervishi. Ekipi i Lushnjes është finalisti i dytë i kupës së Shqipërisë./tvklan.al