Lushnja me dy kryetare bashkie (30 Maj 2000)

  • 4 years ago
Rebelohen socialistët lushnjarë në prag të konferencës së kësaj partie e cila pritet të mbahet në datën 10 Qershor. Ata kanë kundështuar emërimin pa pëlqimin e Partisë Socialiste të Lushnjes së bashkiakut të ri Ylli Miftiu. I emëruari nga qeveria për Bashkinë e Lushnjes kryetar për Lushnjen deri në zgjedhjen lokale është prezantuar sot nga Prefekti i Fierit. Sipas socialistëve lushnjarë me këtë emërim janë evituar padrejtësisht dy kandidaturat e paraqitura si Zalo Hoxha dhe Qamil Minatopi.
Sekretari organizativ i Partisë Socialiste Petro Koçi tha se procesi i emërimit të kryebashkiakut së Lushnjes duhet të ishte i bashkërenduar mes strukturave të Partisë Socialiste të Lushnjes dhe strukturave qendrore të partisë në Tiranë. Ndërkohë ish kryebashkiaku i Lushnjes Agim Fuga, përfaqësues i Partisë Demokratike është zgjedhur me votat e qytetarëve të këtij qyteti në zgjedhjet lokale të tetorit të vitit 1996.
Edhe pse Fuga është larguar prej disa muajsh në Itali demokratët pretendojnë se ai ende nuk ka dhënë dorëheqjen. Sot rreth orës 18:00 në Lushnje është mbledhur Këshilli Bashkiak i dominuar nga demokratët i cili pritet të zgjedhë një tjetër kryetar bashkie. Për këtë post nga demokratët është propozuar demokrati Shaban Kruja.
Drejtuesit socialistë të Lushnjes Kujtim Rusha, Fatbardh Rustemi kanë kërkuar që në konferencën e 9 Qershorit të Partisë Socialiste në këtë qytet të jetë i pranishëm edhe vetë kryesocialisti Fatos Nano.

Gazetar: Vladimir Lame


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended