PS Luan Rama konferencë - (15 Prill 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Nuk pranojmë presionet e opozitës për ndryshimin e KQZ. Është ky qëndrimi më i fundit i socialistëve në lidhje me bojkotin e opozitës ndaj procesit zgjedhor. Në një konferencë për shtyp sekretari për marrdhëniet me publikun në PS Luan Rama ka deklaruar se nëse opozita dëshiron të bashkëpunoj për përsosjen e kodit elektoral le të debatoj në parlament javën e ardhshme kur kodi do të kaloj për miratim.

Asnjë institucion i zgjedhjeve tha ai nuk do të lejohet të vihet nën presionin e bandave të rrugës. Përsa i përketë fushatës elektorale të PS Rama tha se do të shtohen kontaktet me bazën. Edhe mitingu i Beratit nënvizoi ai nuk është anulluar, por është shtyrë për disa ditë më vonë.

Kështu socialistët kanë vendosur ti përgjigjen Berishës po me mitingje, ndërsa ky i fundit ka paraqitur dje një strategji të re të Partisë Demokratike, sot nga socialistët kjo është cilësuar strategji e shkatërrimit.

Luan Rama:- ?Strategjia e PD nuk është strategji e re ka të njëjtin thelb dhe të njëjtin objektiv për të mbajtur peng këtë vend dhe për të shkatërruar dhe atë çfarë nuk arriti ta shkatërronte dotë përfundimisht në 5 vitet e qeverisjes së vetë dhe për sa kohë strategjia e PD do të ketë mendjen, shpirtin dhe fytyrën e Berishës do të jetë ajo që ka qenë nga ?92 dhe vazhdimisht?.

Pavarësisht nga lufta e egër elektorale dhe akuzat në drejtim të kryetarit të PD, kreu socialist Fatos Nano i ka nisur atij një ftesë për krijimin e forumit mbarëkombëtar./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego

Recommended