Magjistari Nadir Murra intervistë për shfaqen - (3 Mars 2000)
  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Nadir Murra i njohur tashmë para publikut shqiptar si magjistar, nesër dhe pasnesër do të jap shfaqje në Pallatin e Kongreseve. Nadir Murra me origjinë nga Vlora prej shumë kohësh jeton në Itali, ku është bërë edhe i famshëm. Sipas tij ai ka shtyrë xhirimet për një spot publicitar, pikësrisht për të dhënë këtë spektakël përpara publikut. Sot në lidhje më shfaqen në ditë para saj Nadir Murra flet per Tv Klan.

Nadir Murra:- ?Jam shumë i emocionuar para shfaqes, e para sepse jam në vendin tim dhe e dyta është mundi, djersa, koha e gjatë që ka kaluar për tu bërë dikush, ka bërë atë që unë nuk mund ta mohoj ate që dua të bëj në vendin tim. Do të jetë një spektakël me surpriza krejt ndryshe nga ato që kanë pare dhe ndjekur nëpër televizione dhe krejt ndryshe nga ato që mendohet që mund të kënë ndjekur këtu në skenë?.

Kështu përveç intervistës më të zbuluam edhe disa nga surprizat e spektaklit, psh skena do të jetë në gjysmë errësirë. Nadiri nesër do të prezantoj edhe një iluzionist italian, gjithashtu do të përshëndesin edhe këngëtar shqiptar. Ndërsa shfaqja do të jetë krejt iluzioniste.

Gazetarja:- Iluzioni sa hyn?

Nadir Murra:- ?Eshtë vetë fjala iluzion, hyn komplet?. /tvklan.al
Recommended